“Protesta është në shesh, përfaqësues të protestës janë të gjithë ata që dalin nga sheshi dhe nga njerëzit atje! Këta të tjerët le të mblidhen sa të kënaqen, nuk kemi pse i ndalojmë. Thjesht nuk përfaqësojnë askënd, veç vetes së tyre”, ky ka qenë reagimi i gazetares Fatma Haxhialiu, e cila që prej ditës së parë të protestës ka qenë në shesh, duke u identifikuar edhe si një nga zërat publikë në mbështetje të kësaj nisme qytetare.
Deklarata e saj erdhi pas mbledhjes së parë të Kuvendit Kombëtar Qytetar dhe përplasjeve e debatet që e shoqëruan atë takim. Sipas Haxhialiut, protesta përfaqësohet vetëm nga qytetarët që ndodhen në shesh dhe çdo zë që pretendon të flasë në emër të tyre duhet të marrë legjitimitetin pikërisht aty.
Reagimi i gazetares solli edhe një përgjigje publike nga avokati Erald Aga. Ai sqaroi se Kuvendi Kombëtar Qytetar nuk ka pretenduar të përfaqësojë protestën apo protestuesit, duke sfiduar këdo që të gjejë një deklaratë zyrtare të grupit të punës që dëshmon të kundërtën. Aga theksoi gjithashtu se protesta është popullore dhe nuk përfaqëson vetëm një grupmoshë të caktuar.
“Sqarim për Fatmën e “Fatmat” që ose bëjnë sikur nuk kuptojnë ose e bëjnë qëllimisht këtë gjë.— E para “Kuvendi Kombërar Qytetar” NUK KËRKON E NUK KA KËRKUAR TË PËRFAQËSOJË ASNJËHERË PROTESTËN E PROTESTUESIT. Më gjeni një deklaratë nga grupi punës i KKQ-së përsa thotë Fatma dhe do të jem unë i pari që do të jem kundër. E dyta, protesta është POPULLORE O FATMA, nuk është 18-25 vjeç. E treta, nga të gjithë mediat, vetëm TCH regjistron “zënkat” dhe di edhe kohën e saktë kur do të ndodh kjo gjë. Po pse o Fatma, hë si ka mundësi?”, shkruan avokati, ndërkohë që pas këtij reagimi, nuk mungoi as kundërpërgjigjja e Haxhialiut, e icla komentoi në postimin e avokatit duke kritikuar mënyrën se si u zhvillua mbledhja dhe ndikimin që pati ajo në opinionin e publikut.
Gazetarja u shpreh se e gjithë situata e krijuar u shërbeu vetëm atyre që kërkojnë të denigrojnë protestën, ndërsa ngriti pikëpyetje për mungesën e mbështetjes nga intelektualë, studentë dhe aktivistë të njohur. Ajo kritikoi gjithashtu praninë e figurave që i cilësoi si kontroverse, duke theksuar se energjia duhet të përqendrohet te protesta në shesh dhe jo te mbledhje që nuk kanë legjitimitetin e qytetarëve.
“Sa për mua dhe të tjerët si unë, nga dita e parë deri në fund njohim vetëm një Kuvend: sheshin”, përfundon këtë replikë të sajën Haxhialiu.
Përgjigjja e plotë e gazetares:
Gjithe cirku qe bete sot me mediat qe gelonin pikerisht per te kap lajmin, mendoni se i vleu protestes ne ndonje menyre, pervcese ushqyet retoriken e atyre qe material presin per denigrim e zvogelim te mundit te gjithe ketyre diteve?
Median aty e moret ju dhe nderkohe qe ata te SHESHIT KANE KONFLIFKTE INTERESI me mediat qe zgjodhet te kishit perfaqesuese!!!
Fakti qe intelektual te paperlyer ne politike, studentet, aktiviste e te rinj nuk ju jane bashkuar nuk ju ben fare ta pyesni veten pse?
Fakti qe keni figura kontroverse, ca ekstremiste e ca me precedente penale, nga keto majtas e djathtas, qe kane ngrene ne cdo pushtet, po ashtu me kile, as kjo nuk ju shqeteson fare?
Per cfare duhej ky shoë dhe per cfare duheni ju?
Gjithe energjia na duhet ne Shesh, nqs na vdes SHESHI, ca kuptimi kane keto mbledhje?
Kujt i sherbejne keto protagonizmat dhe egot personale, se ne cdo postim komentet i keni kunder ose skeptike!!!
As kjo nuk ju ben te reflektoni?
Pse nuk dilni atje ne Shesh ne mes te qytetareve por veteshpalleni?
Une nuk kam asnje gje kunder askujt, sa kohe nuk heq energjine dhe vemendjen nga SHESHI! Keni bekimin tone te vazhdoni mbledhjet tuaja ku dhe si te doni, thjesht nuk jeni te zgjedhur por te vetezgjedhur, kaq e thjesht!
Sa per mua dhe te tjeret si mua, nga dita nje deri ne fund njohim nje Kuvend; SHESHIN!!!
