Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi priti këtë të premte në takim delegacionin e misionit vëzhgues të Asamblese Parlamentare të OSBE.
Vëzhguesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE, do të jenë të dislokuar për monitorim të situatës në terren ditën e zgjedhjeve. Kryetarja e LSI i bëri me dije për situatën shumë të rënduar, të ndikuar nga sjellja e qeverisjes aktuale.
Znj.Kryemadhi ka kërkuar monitorim të posaçëm për disa zona të nxehta në qytete të ndryshme të vendit, si Elbasani dhe Durrësi, duke përfshirë këtu bashkitë e qarkut Tiranë, si Vora, Kavaja, Rrogozhina, Kamza dhe rrethinat e bashkisë Tiranë.
Kryetarja e LSI ndau me ta bindjen për një fitore të thellë të opozitës në 25 Prill dhe i ka falenderuar përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE për praninë e tyre, duke i inkurajuar për të monituar rreptësisht çdo fenomen që cënon integritetin e këtyre zgjedhjeve.
