Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj ka dalë në një deklaratë për mediat pak orë pas përfundimit të procesit të votimit.
Ajo tha se gjithçka po vijon e qetë dhe pa probleme, madje dhe aplikacioni që ishte hakuar tashmë është normalizuar dhe po paraqiten të dhënat e sakta.
Drilona Hoxhaj: Në vijim të përcjelljes së informacionit situata vijon të jetë e qetë, nuk ka asnjë problematikë, procesi i votimit vazhdon, pjesëmarrja siç e sqaroi dhe Celibashi, aplikacioni vijon të jetë funskional, komisionerët kanë filluar të transmetojnë të dhënat edhe për ecurinë në qendrat e votimit sepse ky aplikacion është kthyer në një platformë komunikimi. Deri tani (ora 15:00) janë pak më shumë se 38%. E rëndësishme është që procesi të jetë i qetë.
