Hapësire reklamuese

Politikë

“Korça po voton për PD, janë orët e fundit të Ramës”, televizionet i heqin sinjalin Salianjit: Po bën politikë, deri në 19:00 flasin shqiptarët

Shkruar nga Newsbomb
“Korça po voton për PD, janë orët e fundit të

Drejtuesi politik i PD në Korçë, Ervin Salianji ka folur për mediat sot në orën 14:30 ku nuk ka nguruar të japë dhe mesazhe politike.

Ai tha se “Korça masivisht po voton për PD dhe se këto janë orët e fundit të sektit të Rilindjes”. Mirëpo deri në orën 19:00 nuk lejohet të bëhen jepen mesazhe dhe të bëhen thirrje politike, pasi duhet të mbyllet procesi i votimit.

Disa televizione që po e transmetonin “live” Salianjit, ia kanë ndërprerë sinjalin.

Ervin Salianji: Ka një vrull të qytetarëve në çdo cep dhe në çdo qendër të votimit sepse duan ndryshimin, kjo qeverisje i ka varfëruar dhe diskriminuar. Në çdo qendër procesi po ecën me qetësi ashtu si i takon Korçës dhe qytetarisë korçare. Ne i bëjmë thirrje për qetësi dhe pjesëmarrje masive. Janë orët e fundit të qeverisë Rama dhe sektit të tyre rilindas. Qarku i Korçës po voton masivisht për PD, i bëjmë thirrje të gjithëve të dalin të votojnë.  

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese