Hapësire reklamuese

Politikë

KAS merr vendimin E FUNDIT, miraton rezultatin pas rinumërimit të 114 kutive të Beratit, rrëzohen kërkesat e PD-LSI për pavlefshmëri të procesit

Shkruar nga Newsbomb
KAS merr vendimin E FUNDIT, miraton rezultatin pas rinumërimit të 114

KAS ka marrë vendimin përfundimtar për zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit.

Pas rinumërimit të 114 kutive, KAS ka miratuar tabelën përmbledhëse me rezultatin e ri i cili nuk ndryshon asnjë mandat. LSI rikuperoi 15 vota, PS minus 20 vota dhe PD minus 9 vota.

Nga ana tjetër janë rrëzuar dhe dy kërkesat e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në zonën zgjedhore të qarkut të Beratit.

Relatori: KAS pasi diskutoi çështjet në tërësi bazuar në pikën 1d dhe në pikën 2 të nenit 143 të Kodit Zgjedhor vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionerit të Zgjedhjeve nr.338 për miratimin e tabelës përmbledhëse për qarkun e Beratit për subjektet dhe kandidatët për deputetë; Miratimin e tabelës përmbledhëse sipas rezultateve të dala nga rinumërimi i 114 qendrave të votimit të qarkut të Beratit. Rrëzimin e kërkesës për shpalljen e pavlfeshme të procesit të disa qendrave të votimit në zonën e Beratit pasi konsiderohen të gjykuara në kërkesën ankimore 35 të paraqitur nga LSI. Ky vendim shpallet sot dhe hyn në fuqi menjëëherë. Rrëzohet dhe kërkesa ankimore 35 e LSI dhe 42 e PD kundër këtij vendimi bëhet ankim brenda 5 ditëve. Të hënën në orën 10:00 do të fillojë shqyrtimi i ankesave për qarkun e Durrësit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese