Hapësire reklamuese

Politikë

“Ka probleme në 230 qendra votimi”, zëdhënësja e KQZ: Komisionerët kanë vështirësi në përdorimin e pajisjeve, po votohet manualisht

Shkruar nga Newsbomb
“Ka probleme në 230 qendra votimi”, zëdhënësja e

Zëdhënësja e KQZ Drilona Hoxhaj, ka sqaruar se rreth në 230 qendra votimi në gjithë vendin, ka pasur disa probleme me votimin dhe identifikimin elektronik të zgjedhësve.

“Ka pasur disa probleme në rreth 230 qendra votimi, ndoshta për shkak të presionit por dhe për shkak të mos marrjes pjes ëtë tyre në trajnime. Komisionerët kanë problematika me përdorimin e pajisjeve. Po merren masa që qytetarët të mos presin në radhë”, tha Hoxhaj.

Më tej, zëdhënësja e KQZ tha se në ato zona ku ka probleme me identifikimin elektronik të zgjedhësve, po vijohet manualisht identifikimi i votuesve.

“Nga presioni, apo dhe nga përgjegjësia e operatorëve, ndodh që ata të stepen.  Janë rreth 100 qendra votimi, +- të cilat nuk kanë qenë të pajisura me operatorë. Këtu procesi vijon manualisht, si në zgjedhjet e tjera”, tha Drilona Hoxhaj.

Në qarkun e Tiranës, sipas përditësimit të fundit nga KQZ-ja, deri në orën 08.00 të mëngjesit kanë votuar 11.808 persona, ose 3.77%.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese