Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Princ Leka kujton ditën e lindjes së të atit: Një kujtim që vazhdon të jetojë me nder, respekt dhe dashuri

Shkruar nga Newsbomb
Princ Leka kujton ditën e lindjes së të atit: Një kujtim
Princ Leka me prinderit

Një foto e rrallë, e shkrepur dekada më parë, kur Princ Leka ishte ende fëmijë, është bërë së fundmi publike nga vetë ai.

Përmes kësaj foto, Princi ka përkujtuar ditëlindjen e së atit, Leka Zogu I, një figurë që vazhdon të mbetet e pranishme në kujtesën e të gjithëve si simbol i trashëgimisë mbretërore shqiptare.

"Sot përkujtojmë ditëlindjen e babait tim, Mbretit Leka I, një kujtim që vazhdon të jetojë me nder, respekt dhe dashuri”, shkruan ai krah fotos me të atin.

Leka Zogu I lindi më 5 prill 1939 dhe mbylli sytë përgjithmonë më 30 nëntor 2011. Ai ishte djali i vetëm i Mbretit Zogu I të shqiptarëve dhe i Mbretëreshës Geraldina Apponyi. Ai u quajt Princi i Kurorës Skënder në lindje. Leka ishte pretendues për fronin shqiptar dhe njihet si Mbreti Leka I.

Princ Leka kujton ditën e lindjes së të atit: Një kujtim
Foto e publikuar nga Princ Leka

 

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese