Politikania socialiste Ermonela Felaj Valikaj ka ndarë në llogarinë e saj një fotografi të shkrepur gati dy dekada më parë, kur ajo punonte si prokurore në Berat. Me aq sa mund të kuptohet, ka qenë një festë pune me stafin.
"Pothuaj 20 vjet më parë, me stafin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat", shkruan Ermonela, duke treguar se fotografinë ia ka dërguar një nga koleget e punës, ndërsa ajo i përshkruan një nga një se cilat janë, përcjell newsbomb.al.
"Faleminderit Manjola Këllolli që më solle këtë kujtim, sepse vërtet koha e punës në Berat si prokurore, e mbi të gjitha shumë miq, shokë, shoqe e kolegë, me të cilët punova atje, më ngelen të dashur edhe sot.
Kujtova Shanon, sekretaren e papërtuar dhe gojëmbël te Kryetares, Fato (Velçani), Kristinën sqimatare të Kuçovës time, Eftin më kingen, Xhulin, sekretaren e proceseve më të vështira gjyqësore dhe Bonën që sapo kishte përfunduar studimet e larta në drejtësi", shkruan Ermonela Felaj Valikaj.
Ajo ka lindur në Berat dhe në vitin 2002 ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Magjistraturës si “Magjistrate Prokurore”.
Menjëherë pas studimeve, Ermonela Felaj Valikaj ka punuar si prokurore në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Fier dhe Berat deri në vitin 2009, kur është zgjedhur për dy mandate deputete për Qarkun e Beratit, në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009 si dhe ne ato te vitit 2013.
© Newsbomb.al
