Hapësire reklamuese

FCB Bomb

I veshur me kostum dhe kollare, protestuesi i Berishës nuk njeh frikën! Në njërën dorë mban portofolin, në tjetër gazin lotsjellës

Shkruar nga Newsbomb
I veshur me kostum dhe kollare, protestuesi i Berishës nuk njeh
Protestuesi me 24 janar

Pasditen e 24 janarit, ish-kryeministri Sali Berisha thirri protestën e radhës kombëtare, thirrje së cilës iu përgjigjën mijëra mbështetës të Partisë Demokratike. Protestuesit u mblodhën në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku ishte vendosur edhe podiumi nga ku Berisha mbajti fjalimin e tij.

Pak minuta pas përfundimit të fjalës së liderit të së djathtës, situata u tensionua. Dhjetëra molotovë u hodhën në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe forcave të policisë, të cilat ishin pozicionuar në kordon sigurie përballë institucionit.

Policia iu kundërpërgjigj protestuesve me gaz lotsjellës, duke sjellë përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve në bulevardin përpara zyrës së kryeministrit Edi Rama. Pas përplasjeve, një pjesë e protestuesve u zhvendosën drejt ambienteve të Kuvendit, ku u regjistruan sërish momente tensioni mes tyre dhe forcave të rendit.

Aparati fotografik ka fiksuar edhe një nga momentet më simbolike të këtyre përplasjeve, një protestues, i veshur me kostum dhe kollare, mban në njërën dorë portofolin, ndërsa në tjetrën një bombol gazi lotsjellës të hedhur nga policia, të cilën tenton t’ua kthejë mbrapsht forcave të rendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese