Bashkitë kanë nisur prej ditësh të zbukurojnë sheshet qendrore me motive festive, në këtë periudhë të fundvitit, e cila për vitin 2025 ka nisur e zbehtë në Tiranë dhe në rrethe është bërë akoma më e ndjeshme.
Në kryeqytet, viti u shënjua nga burgosja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe "varfëria" e dekorit u pa gjatë festave të Nëntorit, kurse tani, në prag të Krishtlindjes e Vitit të Ri, situata është përmirësuar disi, por sërish jo ashtu siç i takon Tiranës.
Ama ka edhe më keq! Në bashkinë e Roskovecit për shembull, aq në hall janë për dekorin e festave, saqë tabela që uron për ardhjen e 2026-ës, mbahet mbi disa blloqe betoni.
Institucioni i drejtuar nga socialistja Majlinda Bufi për më shumë se një dekadë, nuk ka improvizuar dot një strukturë provizore për tabelën e urimit, por e ka ngritur atë mbi dy blloqe betoni që më shumë e shëmtojnë hyrjen e qytetit.
© Newsbomb.al
