Dy kroçierat luksoze “Monet” dhe “La Belle de l’Adriatique”, janë ankoruar në Portin e Durrësit këtë të mërkurë.
Lajmin e ka dhënë përmes një njoftimi në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili shkruan se dy kroçierat kanë rreth 150 turistë me vete.
Rama thekson se vizita e dy mjeteve lundruese luksoze, konfirmon edhe një herë rritjen e interesit për Shqipërinë në hartën e turizmit mesdhetar dhe rolin e Durrësit si një portë të rëndësishme hyrëse për turistët ndërkombëtarë.
“Kroçierat “Monet” dhe “La Belle de l’Adriatique”, dy vizitore me rreth 150 turistë, tashmë të njohura në brigjet tona, konfirmojnë edhe një herë rritjen e interesit për Shqipërinë në hartën e turizmit mesdhetar dhe rolin e Durrësit si një portë të rëndësishme hyrëse për turistët ndërkombëtarë”, shkruan Rama.
