Lideri demokrat, Sali Berisha shpesh-herë del në konferenca dhe prononcime të ndryshme me iPad në duar, ndërsa së fundmi një detaj i veçantë ka rënë në sy.
Në një konferencë të dhënë së fundmi, si zakonisht Berisha u shfaq me Ipadin e tij në dorë të cilin e kishte harruar të ndezur dhe lehtësisht u zbulua se lideri demokrat mbante në wallpaper mbesën e tij, Dasara Malltezin.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e siguruar nga burimet, fotografia e vajzës së Argita dhe Jamarbër Malltezit është gjëja e parë që lideri demokrat shikon në momentin që hap dhe përdor ipadin.
Ky veprim i Berishës dëshmon marrëdhënien e ngrohtë gjysh-mbesë dhe dashurinë që lideri demokrat mbart për këtë të fundit.
