Ditën e sotme shënoi edhe ditën e dytë të Samitit të Diasporës, ku morën pjesë emigrantë shqiptarë nga e gjithë bota dhe përfaqësues qeveria.
Ndërkohë në rrjet ka qarkulluar një foto e ish-banorit të Big Brother Vip Albania, Stenaldo Mëhillit, krahë kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Bajram Begaj si pjesëmarrës në këtë samit.
Kujtojmë se për shumë vite me rradhë Stenaldo ka jetuar në Gjermani me nënën e tij. Ai është i verbër që kur ka qenë 6 muajsh, për shkak të një infeksioni të rëndë. Stenaldo ka qenë pjesëmarrës edhe në sezonin e katërt të The Voice of Albania si këngëtar.
Gjatë pjesëmarrjes si lojtar në “Big Borther Vip Albania”, Stenaldo arriti të fitonte zemrat e shume ndjekësve të programit.

