“Geraldina Sposa” ka marrë një nismë shumë të bukur me rastin e 8 Marsit ku gra dhe vajza të njohura të spektaklit dhe politikës kanë pozuar me fustane nusërie dhe kanë dhënë një mesazh kështu për gratë dhe vajzat kudo në Shqipëri.
Një prej atyre që kanë pozuar është edhe Mesila Doda, deputetja e PDIU, e cila në fotot e postuara në instagram nga “Geraldina Sposa” është shfaqur hijshëm me fustan të bardhë teksa ka ndarë edhe një mesazh bashkëngjitur.
"E dashur bija ime! Çdo grua bart brenda vetes përpjekjet, sfidat e arritjet e gjithë brezave para saj e që e sollen në jete… E tamam për këtë duhet të ecësh në jetë gjithherë me kokën lart e zemrën plot me dritë e dashuri. Jeta do të të sfidojë, por forca brenda teje, dinjiteti e dashuria për veten do jenë streha e sigurt nga ku do të rigjesh rrugën e së ardhmes", është mesazhi i deputetet Doda.
View this post on Instagram
