Konferenca e Sigurisë që po mbahet në Mynih ka shënuar një moment qesharak teksa diskutohej për sfidat globale, me ambasadorin amerikan Michael Waltz i cili ka dashur të marrë meritat për atë që ai e quajti shmangje të luftës mes Indisë dhe Pakistanit.
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas shihet ndërkohë që me zor e mban të qeshurën gjatë këtij momenti të tensionuar diplomatik, ndërsa ambasadori Michael Waltz pretendonte para të gjithëve se lidershipit amerikan i takonte merita për përfundimin e luftës Indi-Pakistan dhe zgjidhjen e disa konflikteve të tjera globale.
Ndërsa Uashingtoni shpesh e ka pozicionuar veten si një ndërmjetës kyç në krizat ndërkombëtare, udhëheqësit evropianë kanë kërkuar gjithnjë e më shumë një zë më autonom në politikën e jashtme.
Ambasadori i SHBA-së ngriti gjithashtu çështjen e Kashmirit, duke nënkuptuar se OKB-ja ka dështuar edhe atje për të zgjidhur konfliktin. Ky moment nënvizoi hendekun gjithnjë e më të madh në ton, kredibilitet dhe strategji midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të saj evropianë.
