Kryeministri Edi Rama u drejtohet shqiptarëve me një mesazh në ditën e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. Rama thotë se përtej partive e ndasive, e para është Shqipëria.
“...le t'i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit”, shkruan ndër të tjera Edi Rama, ndërsa thekson se çdo shtetas ka të drejtën e votës së lirë dhe të fshehtë.
“Mirëmëngjes, le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t'i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
