Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për dhunimin e aktivistes së PD-së Elsa Bita nga shefi i komisiariatit Altin Shehu.
Në një postim në “Facebook”, Berisha shkruan se ky akt është një keqtrajtim shtazarak nga ana e “narkopolicit” siç e quan ndryshe Shehun, duke shtuar se ai dhe banda e tij, nesër do të marrin ndëshkimin e merituar.
Postimi i Sali Berishës:
Keqtrajtim shtazark i qytetares Elsa Bita nga narkoshefi i narkopolicise, krimineli Altin Shehu ne Divjake!
Miq, krimineli me uniforme Altin Shehu ka keqtrajtuar si nje kafshe e vertet aktivisten guximtare te PD, Elsa Bita, e cila po filmonte nje krim elektoral te PS te ndaluar me ligj duke i thyer krahun asaj.
Duke shprehur mirenjohjen me te thelle demokrates Elsa Bita per aktin e saj te guximshem dhe qytetar dhe uruar asaj sherim te shpejte, dua ti them kriminelit me uniforme Altin Shehu se neser ai dhe banda e tij me ne krye Edvin Dorgen, Erion Pluhurin dhe te gjithe kriminelet e tjere do te marrin ndeshkimin e merituar. Fitore!

Kujtojmë që Altin Shehu kur ka dhënë dëshminë për autoritetet ka thënë se “Elsa Bitën nuk e ka prekur njeri me dorë, por ajo ka vrapuar e frikësuar dhe është rrëzuar”.
