Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Del FOTO: Kjo është 24 vjeçarja që u përplas nga djali i Erzen Breçanit, po priste në stacion, ka humbur njërën këmbë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Xhesina Gega, është 24 vjeçarja që u përplas me makinë pasditen e djeshme në Tiranë, në rrugën “Xhanfize Keko”, shkruan newsbomb.al. Vajza që shikoni në foton e mësipërme, po qëndronte në stacion kur Mercedesi i drejtuar nga djali i Erzen Breçanit doli nga rruga dhe e përplasi.

Sot, Policia e Tiranës bëri me dije se ka arrestuar Jehon Breçanin, 19 vjeçarin djalë i ish-zhv.drejtorit të Policisë së Shtetit Erzen Breçani.

Për mediat, Xhesina Gega ka thënë se e mbante mend gjithë skenën e ngjarjes dhe në asnjë moment nuk e ka humbur vetëdijen. “Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” është shprehur ajo.

Për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizte 19 vjeçari, mjeti tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara vajzën e re, është përplasur me murin e një biznesi dhe më pas me një pemë.

Gjithashtu, bëhet me dije se e reja nuk ka qenë shtatzënë siç u raportua mbrëmjen e djeshme, por fatkeqësisht ka humbur njërën këmbë nga përplasja e fortë. Newsbomb.al mëson se e reja afro një vit më parë kishte përfunduar struddimet për mjekësi, për Teknike e lartë Laboratori.

1- Lexo edhe: Flasin kalimtarët: Ishte në rrugën e vet, mbeti pa këmbë e shkreta
2- Lexo edhe: Arrestohet Jehon Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img