Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s

Shkruar nga Newsbomb
Shqipëria zgjidhet anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të
Foto ilustruese: Ferit Hoxjha, UNESCO

Një lajm i mirë është mësuar pasditen e kësaj të mërkure pasi vendi ynë është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Lajmin e ka bërë me dije ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha, i cili në një postim të ndarë në rrjetin e tij të “X” shkruan se kjo zgjedhje dëshmon njohjen e kontributit aktiv të Shqipërisë në UNESCO.

Diplomati Ferit Hoxha bën me dije se kjo arritje rrjedh falë kontributit që Shqipëria ka dhënë ndër vite në UNESCO, duke përmendur këtu iso polifoninë shqiptare, artizanatin dhe përdorimin tradicional të xhubletës , vallëzimin  K'cimi të Tropojës dhe lëvizjen baritore sezonale rranshumance.

Reagimi i plotë i ministrit Ferit Hoxha:

#Shqipëria sapo është zgjedhur anëtare e Komitetit Ndërqeveritar të UNESCO-s për Ruajtjen e # TrashëgimisëKulturoreJomateriale (ICH). Ky zgjedhje është një njohje e kontributit aktiv të #Shqipërisë brenda #UNESCO-s , si dhe e angazhimit tonë të gjatë për të mbrojtur, promovuar dhe transmetuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore te brezat e ardhshëm.

 Shqipëria është krenare që ka disa elementë të përfshirë në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s të Trashëgimisë KulturoreJomateriale të Njerëzimit, duke përfshirë Iso- #PolifoninëShqiptare , artizanatin dhe përdorimin tradicional të #Xhubletës , vallëzimin # K'cimi të Tropojës dhe lëvizjen baritore sezonale #Transhumance , ndër të tjera.

 Ne shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjitha Shtetet Anëtare të UNESCO-s për besimin dhe mbështetjen e tyre. Ne mezi presim të punojmë ngushtë me të gjithë partnerët në avancimin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale si një burim identiteti, diversiteti, dialogu dhe zhvillimi të qëndrueshëm. Shqipëria mbetet e përkushtuar për të dhënë një kontribut konstruktiv në punën e rëndësishme të Komitetit në vitet në vijim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese