Hapësire reklamuese

Aktualitet

Persona të veshur si RENEA u dolën para dhe i dhunuan! Policia arreston një person të dyshuar për dhunimin e çiftit Nika, në kërkim i afërmi i tij (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Persona të veshur si RENEA u dolën para dhe i dhunuan! Policia
Skënder e Bardhe Nika

Pasditen e sotme “blutë” kanë shoqëruar për në Polici shtetasin Petrit Balaj, ndërsa është shpallur në kërkim Kristjan Balaj, të cilët dyshohet të jenë autorët e dhunimit të çiftit Skënder e Bardhe Nika.

Lajmi është konfirmuar nga blutë e vendit të cilët bëjnë e dije se po vijojnë kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e Kristjan Balajt. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Arst të bashkisë Fushë Arrëz, ku disa persona të maskuar dhunuan fizikisht Skënder dhe Bardhe Nikën.

Nga ana tjetër, në një deklaratë për mediat nga shtrati i spitalit, Skënder Nika është shprehur se ka qenë duke u kthyer nga puna në momentin kur, 5 persona të maskuar me rroba të ngjashme me ato të RENEA-s e kanë ndaluar dhe dhunuar fillimisht atë dhe më pas bashkëshorten e tij, pasi ajo doli nga shtëpia.

Skënderi ë tej ka shtuar se njëri prej tyre kishte automatik kurse të tjerët shkopinj gome. Ndërsa foli dhe për konfliktet që ai ka pasur me një familje të zonës, të cilët e akuzojnë dyshen për spiunim.

Kujtojmë se policia në deklaratën e bërë rishtazi u shpreh se paraprakisht dyshohet të ketë dy autorë. 

“Isha duke u kthyer nga puna nga HEC-i. Më kanë dalë pesë persona përpara dhe më thanë ndal Policia. Kam ndaluar ishin me maska dhe rroba të ngjashme me ato të RENEA-s. Njëri kishte automatik të tjerët shkopinj gome.

Nuk di çfarë ka ndodhur vetëm më kanë qëlluar. Dhe di që më kanë thënë një herë mos bërtit pastaj ka dalë gruaja dhe e kanë rrahur dhe atë.

Para katër ditësh kam pas një konflikt me një familje në fshat për dredhëza. Me të njëjtët kam pasur dhe 4 vite më parë, më kanë akuzuar se kam spiunuar.

Kam kërkuar ti betohem e kam bërë çdo gjë që nuk kam paditur e spiunuar asnjë por nuk kanë pranuar. I vetmi konflikt ky është”, është shprehur ai.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar dhe Policia e vendit e cila raporton se disa shtetas kanë goditur çiftin Nika.

“Më datë 17.06.2026, rreth orës 08:00, në fshatin Arst, në rrugë, dyshohet se 2 shtetas ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta, shtetasit S. N., 55 vjeç dhe B. N., 51 vjeçe, të dy banues në fshatin Arst. Si pasojë, dy shtetasit kanë pësuar dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve“, njoftoi sot Policia.

Ndërsa pak më parë u konfirmua se shtetasi Petrit Balaj i cili dyshohet të jetë autori i ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese