Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tentoi të largohej me 19 mijë euro të padeklaruara, paratë bllokohen në Portin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Tentoi të largohej me 19 mijë euro të padeklaruara, paratë
Lekët e sekuestrura

Gjatë kontrolleve të ushtruara në Portin e Durrësit, autoritetet kanë sekuestruar 19 mijë euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit të policisë, shuma e parave u zbulua mbrëmjen e djeshme në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë, pak para imbarkimit të pasagjerëve në tragetin e linjës Durrës-Bari.

Autoritetet bëjnë me dije se 19 mijë eurot nuk ishin deklaruar në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndaj u sekuestruan nga shërbimet doganore.

Rasti i është referuar organeve kompetente për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa kontrollet në Portin e Durrësit vijojnë me intensitet në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e shkeljeve doganore dhe të paligjshmërisë ndërkufitare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese