Tirana
clear sky
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
Pre
37 °
Sht
31 °
E martë, 22 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Përplasi me makinë 24-vjeçaren shtatzënë në Tiranë, arrestohet Jehon Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Jehon Breçani ka rënë në prangat e policisë, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë, përplasi me makinë një këmbësore.

19 vjeçari, djali i Erzen Breçanit, ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, ka përplasur me makinën e tij 24-vjeçaren, Xhesina Gega. Gega ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

“J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;” njofton policia.

lexo edhe:I këputi këmbën 24 vjeçares shtatzënë në Tiranë, makina luksoze drejtohej nga djali i ish-drejtorit të Policisë Erzen Breçani

Gjithashtu në prangat edhe tre persona të tjerë nga policia e Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 5 drejtues mjetesh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

V. U., 50 vjeç dhe N. P., 58 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

F. V., 23 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Kashar, ka aksidentuar biçiklistin e mitur të moshës 9 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

F. Rr., 29 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarje mjetin taksi me drejtues I. M. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin taksi shtetasja E. A., e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img