Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

U përplas nga djali i ish-zv-drejtorit të Policisë, flet 24 vjeçaria që humbi këmbën: Po prisja një shoqe, kur erdhi makina. Kisha shumë dhimbje

Shkruar nga Newsbomb
U përplas nga djali i ish-zv-drejtorit të Policisë, flet 24

Jehon Breçani, 19 vjeçari që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e djeshme në Tiranë, djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Shtetit Erzen Breçani, është arrestuar sot. Ai përplasi një 24 vjeçare që po priste në stacionin e urbanit, duke bërë që ajo të humbë njërën këmbë.

E reja e identifikuar si Xhesina Gega, ka thënë se e mbante mend gjithë skenën e ngjarjes dhe në asnjë moment nuk e ka humbur vetëdijen. “Mbaj mend të gjithë skenën. Po prisja një shoqe, në këtë moment shoh që më vjen një makinë. Nuk e kam humbur vetëdijen, kisha shumë dhimbje,” ka thënë e reja për Abc neës.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko” në Tiranë.

Gjithashtu, bëhet me dije se e reja nuk ka qenë shtatzënë siç u raportua mbrëmjen e djeshme, por fatkeqësisht ka humbur njërën këmbë nga përplasja e fortë. Menjëherë pas aksidentit, ajo është futur në operacion dhe mjekët po bëjnë gjithçka.

Në ambientet e spitalit është parë edhe ish-zv.drejtori i Policisë Erzen Breçani, i cili është interesuar për gjendjen e vajzës së re.

Jehon Breçani, është i apasionuar pas makinave luksoze, pasi në rrjetet sociale publikon foto me mjete të ndryshme. Pak orë përpara aksidentit ai ka postuar një “story” në Instagram në timonin e “Benz-it” luksoz me targa AA 888 XX.

Për shkak të shpejtësisë së lartë me të cilën lëvizte 19 vjeçari, mjeti tip Mercedes Benz ka dalë nga rruga dhe ka marrë përpara vajzën e re, është përplasur me murin e një biznesi dhe më pas me një pemë.

1- Lexo edhe: Flasin kalimtarët: Ishte në rrugën e vet, mbeti pa këmbë e shkreta

2- Lexo edhe: Arrestohet Jehon Breçani, djali i ish-drejtorit të Policisë

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll