Hapësire reklamuese

Politikë

Bylykbashi tregon bisedën me Bashën para 25 prillit: Ia kam thënë, "ti i humbet këto zgjedhje"...

Shkruar nga Newsbomb
Bylykbashi tregon bisedën me Bashën para 25 prillit: Ia kam

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi  ka treguar bisedën që ka pasur me ish-kreun e PD, Lulzim Basha, para zgjedhjeve të 25 prillit.

Bylykbashi ka treguar se në një mbledhje të Kryesisë i ka thënë Bashës se ai nuk di të fitonte.

"Ia kemi thënë po centralizon partinë, ia kam thënë unë në mbledhje të Kryesisë që ke vënë objektiv për të humbur zgjedhjet. Në 6 janar, pa dalë ende lista, ia kam thënë që ti i humbet këto zgjedhje, me koston që mund të mos më vendoste në listë, në një debat ia kam thënë që "ti nuk di t'i fitosh". Dhe i kam thënë, në datën 26 prill do vij në zyrën tënde të ta rikujtoj këtë gjë dhe kam parë një lider totalisht të thyer, të dërrmuar.

Dy muaj më pas, pasi ishte rizgjedhur, kishte ndërruar statutin dhe kishte bërë Këshillin Kombëtar si donte ai, i dukej vetja triumfues, tregonte çfarë cilësie lidershipi donte. PD vdiste në gjumë me narkozë" tha ai për “Cim Peka live”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese