Një tragjedi është shënuar këtë të martë në Kanalin Anglez, pranë brigjeve të Le Portel. Sipas asaj që mediat e huaja raportojnë mësohet se një varkë me dhjetëra emigrantë në bord është mbytur në kanalin “La Manche” dhe si pasojë kanë humbur jetën 12 emigrantë, ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Autoritetet franceze kanë arritur të shpëtojnë 53 persona, por fatkeqësisht shumë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Shumë prej emigrantëve nuk kishin jelekë shpëtimi duke e bërë këtë aksident më vdekjeprurrësin e emigrantëve në këtë kanal për këtë vit.
“Fatkeqësisht, pjesa e poshtme e varkës u hap,” tha Olivier Barbarin, kryebashkiak i Le Portel pranë portit të peshkimit të Boulogne-sur-Mer.
Etienne Baggio, një zëdhënës i prefekturës detare franceze që mbikëqyr atë pjesë të detit, tha se folrcat e shpëtimit nxorën gjithsej 65 njerëz. Mjekët konfirmuan se 12 nuk mbijetuan, tha ai. Baggio e quajti këtë tragjedi si më vdekjeprurësen.
“Shumë prej tyre nuk kishin jelek shpëtimi. Nuk dihet se si menjëherë u hap anija apo çfarë lloji varkë ishte”, tha ai ndër të tjera.
