Rregulla të reja janë vendosur për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit në lidhje me informacionin financiar. Vendimet e fundit nga Këshilli i Ministrave parashikojnë një hap të rëndësishëm drejt transparencës fiskale ndërkombëtare që përfshijnë për herë të parë edhe kriptot.
Sipas ekspertëve ky është një aksion për të luftuar krimin ekonomik, dhe evazionin fiskal, duke e renditur edhe vendin tonë më afër standardeve të Bashkimit Evropian, dhe duke i bërë financat e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit më të gjurmueshme.
Sipas një marrëveshje ndërkombëtare të bankat dhe institucionet financiare do të mbledhin të dhëna rreth llogarive të rezidentëve shqiptarë jashtë vendit.
Ky nuk është një kontroll mbi të ardhurat, por një mënyrë deklarimi automatik, për të parandaluar fshehjen e të ardhurave dhe evazionin fiskal.
Të dhënat që do të raportohen janë identiteti i personit që zotëron llogarinë dhe vlerën e saj të fundit, risi për vitin 2026 është përfshirja e transaksioneve të kriptomonedhave.
