Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore


Bota

Më shumë se 100 emigrantë të arrestuar në bastisjen e klubit të Kolorados, reagon Trump: Urime Amerikë!

Shkruar nga Newsbomb
Më shumë se 100 emigrantë të arrestuar në bastisjen e
Emigrantet e arrestuar

Më shumë se 100 emigrantë , të cilët ndodheshin në Shtetet e Bashkuara ilegalisht, u arrestuan në Kolorado Springs pas një bastisjeje gjatë natës në një bodrum që dyshohet se funksiononte si një klub nate.

“Ky klub ishte një vend ku kishte drogë dhe ushtrohej prostitucion”, tha agjenti i posaçëm i Administratës Amerikane në fushën e narkotikëve, Jonathan Pullen.

“Ne gjetën dhe sekuestruam shumë armë atje. Aty ndodheshin edhe mbi 100 emigrantë të paligjshëm”, shtoi ai.

Mirëpo, mes të arrestuarve ishin edhe disa ushtarakë, të cilët u dorëzuan në Drejtorinë e Hetimit Kriminal të Ushtrisë Amerikane. Droga e gjetur në klubin nëntokësor përfshinte kokainë dhe të ashtuquajturën kokainë rozë, e njohur gjithashtu si "tusi".

Qindra agjentë nga më shumë se 10 agjenci federale morën pjesë në bastisje dhe më shumë se 200 njerëz ishin brenda klubit kur mbërritën autoritetet.

Klubi i natës ishte nën vëzhgim për disa muaj dhe autoritetet regjistruan trafikun e drogës, prostitucionin dhe praninë e anëtarëve të bandës venezueliane Tren de Aragua – e cila është shënjestruar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ndërkohë që lidhur me këtë operacion së fundmi ka reaguar edhe vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai vlerësoi “efektivitetin” e deportimeve, duke i krahasuar ato me paraardhësin e tij, Joe Biden.

"Sapo u njoftova: 99.9% në kufi. Përqindja më e mirë e regjistruar ndonjëherë. Vetëm 3 persona kanë hyrë, krahasuar me qindra mijëra gjatë qeverisë së mëparshme. Nuk ka pasur kurrë një ndryshim të tillë në të kaluarën. Urime Amerikë!", shkroi Donald Trump.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese