Hapësire reklamuese

Bota

Emigrantët në qendër të fushatës në Britani, kundështari i Sunak: Plani i Ruandës do dështojë

Shkruar nga Newsbomb
Emigrantët në qendër të fushatës në Britani,
Keir Starmer dhe Rishi Sunak

Kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kundërshtari i tij i laburistëve, Keir Starmer nisën këtë të enjte fushatën zgjedhore, në qendër të të cilës janë vendosur çështja e emigrantëve, ekonomia dhe sistemi shëndetësor.

Kryeministri Sunak argumentoi këtë të enjte se ekonomia po bën një kthesë për mirë dhe se ka një plan të qartë për emigrantët por me çmimet e rritura më shumë se 20 % në tre vitet e fundit ai do të ketë të vështirë të bindë qytetarët.

Nga ana tjetër kreu i laburistëve, Starmer iu kërkoi votuesve të kthejnë faqen, dhe akuzoi kryeministrin se shpalli zgjedhjet e parakohshme sepse e di që politika e Ruandës do t’i dështojë.

Rishi Sunak qartazi nuk beson në planin e tij të Ruandës. Unë mendoj se kjo është e qartë, sepse ai nuk do të bëjë asnjë fluturim. Kjo tregon gjithcka për të. Mendoj që ai asnjëherë nuk ka besuar te plani i tij prandaj, shpalli zgjedhje të parakohshme”, - tha Starmer.

Më herët këtë të enjte Rishi Sunak konfirmoi se fluturimet për në Ruandë nuk do të nisen përpara zgjedhjeve të katër korrikut edhe pse më herët kishte njoftuar ndryshe.

Partia konservatore në pushtet prej 14 vitesh nën drejtimin e politikanëve të ndryshëm, pësoi humbje të thellë në zgjedhjet lokale të muajit të kaluar. Kjo iu ka dhënë më shumë shpresë laburistëve për tu rikthyer në Doëning Street. Rishi Sunak u bë kryeministër më pak se dy vite më parë pas largimit të Lizz Truss, e cila theu rekordin si kryeministrja më jetëshkurtër në historinë e Britanisë.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak shpalli zgjedhjet e përgjithshme për 4 korrik, duke nisur një fushatë gjashtë-javore që mund të bëjë që partia e tij Konservatore të largohet nga pushteti pas 14 vjetësh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese