Hapësire reklamuese

Politikë

Bie edhe “Elbasani”, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën tjetër të PD: Nuk ka zgjedhje të reja!

Shkruar nga Newsbomb
Bie edhe “Elbasani”, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën

Kolegji Zgjedhor Gjyqësor, rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Elbasanit. Me shumicë votash, gjyqtarët e Kolegjit kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së PD duke lënë në fuqi rezultatet e 25 prillit.

Më herët gjatë ditës së sotme, trupa gjykuese ka rrëzuar dhe një tjetër kërkesë të PD për përsëritjen e zgjedhjeve në Qarkun e Fierit. Të gjitha ankimimet e depozituara nga partitë opozitare në KAS (PD dhe LSI) janë rrëzuar.

Vendimi për Qarkun e Elbasanit është ankimimi i fundit i bërë nga PD në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor. Me këto vendime, mbeten në fuqi vendimet e KQZ dhe KAS, për zgjedhjet e 25 prillit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese