Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vdekja e Janullatos, mblidhet Sinodi i Kishës Ortodokse të Shqipërisë, çfarë parashikohet të ndodhë për funeralin

Shkruar nga Newsbomb
Vdekja e Janullatos, mblidhet Sinodi i Kishës Ortodokse të
Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse të Shqipërisë

Sinodi i Shenjtë i Kishës Ortodokse të Shqipërisë është mbledhur sot në një takim të jashtëzakonshëm, pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas mëngjesin e së shtunës, në spitalin Evangelismos në Athinë.

Sipas burimeve nga orthodoxtimes.com, ky takim ka për qëllim organizimin e ceremonisë mortore të kryepeshkopit të ndjerë. Funerali i tij është planifikuar të mbahet të enjten, në Katedralen e Ngjalljes në Tiranë.

Detaje të mëtejshme në lidhje me organizimin e varrimit dhe pjesëmarrjen e primatëve të kishës pritet të bëhen të ditura në orët në vijim. Burime të besueshme kanë informuar se trupi i Kryepeshkopit Anastas mund të transportohet fillimisht në Mitropolitin e Athinës, ku do të mbahet një shërbim Trisagion.

Më pas, trupi i tij do të vendoset në mënyrë që besimtarët të kenë mundësinë për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Ceremonia pritet të përfshijë homazhe madhështore në nder të figurës së lartë fetare, e cila dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese