Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos do të prehet në Shqipëri.
Sipas mediave greke mësohet se ka qenë vetë Janullatos ai i cili e ka lënë amanet që të varroset në Shqipëri.
Trupi i tij do të ekspozohet në një pelegrinazh popullor në Tiranë, ku do të zhvillohen edhe ceremonitë zyrtare. Për më tepër detaje do të informojmë në vijim.
Anastas Janullatos u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të premte në spitalin "Evangelismos" në Greqi ku prej ditësh luftonte për jetën.
Në orën 07:30 (08:30 me orën greke), Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë në spitalin “Evangelismos” në Greqi ku prej ditësh ndodhej i shtruar pasi pësoi hemoragji gastrike.
Pavarësisht përkujdesit dhe ndihmës së bluzave të bardha, Hirësia e Tij Janullatos nuk arriti të mbijetonte. Lajmi i trishtë u konfirmua dhe nga Kisha Qutoqefale e Shqipërisë.
Do të jetë Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ata të cilët ashtu si dhe sipas Statutit të Kishës do të mblidhen në vijim për të vendosur se kush do të jetë Kryepeshkopi e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.


