Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, si do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale

Shkruar nga Newsbomb
Ndarja nga jeta e Anastas Janullatos, si do të zgjidhet Kryepeshkopi i ri i
Kleriket e Kishes Rothodokse Autoqefale te Shqiperise

Një lajm i kobshëm trokiti mëngjesin e kësaj të shtune. Në orën 07:30 (08:30 me orën greke), Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë në spitalin  “Evangelismos” në Greqi ku prej ditësh ndodhej i shtruar dhe luftonte për jetën.

Pavarësisht përkujdesit dhe ndihmës së bluzave të bardha, Hirësia e Tij Janullatos nuk arriti të mbijetonte. Lajmi i trishtë u konfirmua dhe nga Kisha Qutoqefale e Shqipërisë.

Do të jetë Sinodi i Hirshëm i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, ata të cilët ashtu si dhe sipas Statutit të Kishës do të mblidhen në vijim për të vendosur se kush do të jetë Kryepeshkopi e ri të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Sinodi do të përbëhet nga; Hirësia e Tij, Joani – Mitropolit i Korçës; Hirësia e Tij, Dhimitri – Mitropolit i Gjirokastrës; Hirësia e Tij, Nikolla – Mitropolit i Apollonisë dhe Fierit; Hirësia e Tij, Andoni – Mitropolit i Elbasanit; Hirësia e Tij, Nathanaili – Mitropolit i Amantias dhe Hirësia e Tij, Asti – Episkop i Bylisit.

Ndërkohë, referuar Statutit të Kishës, zgjedhja e Kryepeshkopit të ri duhet të bëhet për një periudhë kohore 3 deri në 6 muaj.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese