Hapësire reklamuese

Aktualitet

Klerikët që i kushtuan jetën ringritjes së besimit në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb

Klerikët që i kushtuan jetën ringritjes së besimit në

Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatos ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në spitalin “Evangelismos” të Athinës ku po qëndronte i shtruar që prej 3 janarit. Anastas Janullatos shërbeu si Kryepeshkop i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë për më shumë se tre dekada, duke luajtur një rol kyç në ringritjen dhe forcimin e saj pas rënies së komunizmit.

Anastas Janullatos ishte ndër të fundit personazhe të botës fetare që ngriti dhe njëherë besimin në Shqipëri. Ai ishte pasues dhe bashkëjetues i kohës me figura të shquara të Kishës Orthodhokse, të cilët krijuan dhe lanë trashëgimi besimin e fortë duke formuar kështu një brez të ri klerikësh për të ofruar një shërbesë të pandërprerë dhe sakrifikuese.

Ndër figura të tjera të njohura që kanë ndërruar jetë përmenden Peshkopi Metropolitan i Tiranes Rrok Mirdita, Kryetari i KMSH Haxhi Selim Muca, Kryegjyshi Bektashian Baba Haxhi Dede Reshat Bardhi ndërsa i fundit prej tyre ishte Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas Janullatos.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese