Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me shpëtimin e një turisteje australiane, Amy Lecons, e cila u pickua në Alpet Shqiptare nga nepërka me bri, gjarpri më helmues që gjendet në Shqipëri.
Ministria bën me dije se, menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore Verore në Valbonë reaguan menjëherë, duke i ofruar ndihmën e parë në terren dhe duke e transportuar pacienten drejt strukturave shëndetësore.
Në fund të njoftimit theksohet se, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm, turistja gëzon shëndet të plotë.
Ndërkohë, Amy ka publikuar vetë në rrjetet sociale një video të regjistruar pas momentit të pickimit, ku tregon hap pas hapi të gjitha peripecitë që ka kaluar gjatë kësaj "beteje".
Postimi i plotë:
Në zemër të Alpeve Shqiptare, edhe në zonat më të thella malore, strukturat tona shëndetësore mbeten në gatishmëri të plotë për të garantuar sigurinë dhe jetën e çdo turisti.
Pas njoftimit për një turiste australiane, Amy Lecons, e dyshuar se ishte pickuar nga një gjarpër në një zonë të thellë të Valbonës, ekipet mjekësore të Qendrës Shëndetësore Verore në Valbonë reaguan menjëherë, duke ofruar ndihmën e parë në terren dhe transportin e pacientes drejt strukturave shëndetësore.
Falë profesionalizmit, koordinimit dhe përkushtimit të personelit shëndetësor, si edhe mbështetjes së banorëve të zonës, pacientja mori trajtimin e nevojshëm dhe tashmë gëzon shëndet të plotë.
View this post on Instagram

