Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

RENEA “blindon” zonën e Astirit, dyshohet për pengmarrje brenda një pallati

Shkruar nga Newsbomb
RENEA “blindon” zonën e Astirit, dyshohet për pengmarrje
Fotografi arkivë

Në zonën e Astirit, pranë një pallati, raportohet se ka forca të shumta policore dhe zjarrfikëse. Sipas asaj që bën me dije gazetari Igli Çelmeta, megjithëse ende nuk ka një konfirmim zyrtar, dyshohet se bëhet fjalë për një rast të mundshëm pengmarrjeje, që ka mobilizuar strukturat policore.

Në vendngjarje kanë mbërritur gjithashtu forcat speciale FNSH dhe RENEA, të cilat po marrin masa të shtuara sigurie.

Zona është rrethuar dhe hyrja në të është kufizuar, ndërsa autoritetet po hetojnë për të sqaruar rrethanat dhe për të menaxhuar situatën. Banorët e zonës po ndjekin nga afër zhvillimet teksa ka ankth dhe panik, ndërkohë që pritet një deklaratë zyrtare për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed