Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Çfarë po ndodh në Tiranë? U tha se ishte pengmarrje, policia jep detaje për ngjarjen e Astirit

Shkruar nga Newsbomb

Çfarë po ndodh në Tiranë? U tha se ishte pengmarrje,

Ankth dhe frikë në zonën e Astirit në kryeqytet ku në një apartament brenda një pallati dyshohet se një vajzë është vetëizoluar dhe nuk pranon të hapë derën.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ajo pretendon se është dhunuar nga disa persona. Fillimisht u tha se kishim të bënim me kushtet e pengmarrjes, por tanimë është Policia e Tiranës që ka treguar detaje për vajzën që ka telefonuar duke kërkuar ndihmë.

Sipas bluve, vajza me iniciale S.Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit dhe ishte dhunuar nga disa persona. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA kanë blinduar zonën prej më shumë se dy orësh në përpjekje për të negociuar me vazjën të hapë derën. 

Në njoftimin e bërë thuhej:

"Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.

Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.

Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap."

Në zonën ku po zhvillohet ngjarja ka prani të shtuar të policisë, ambulancës dhe shërbimeve zjarrëfikëse. 

Ka shumë pikëpyetje dhe mbetet e paqartë e gjithë ngjarja, pasi ka qenë vetë shtetasja me inicialet S.Q., që ka kërkuar ndihmën e policisë, por sapo kanë mbërritur në banesën në katin e 8, ajo nuk ka pranuar të hapë derën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese