Banorët e Astirit në kryeqytet janë të panikosur dhe të frikësuar për ngjarjen e fundit të raportuar në zonë, teksa dyshohet se një vajzë është dhunuar nga disa persona brenda një apartamenti ku është vetëizoluar pasi nuk pranon të hapë derën.
Ndërkohë gazetarja Anila Hoxha ka raportuar se ngjarja ka nisur pas largimit të vajzës së bashku me të dashurin e saj, ndërsa i ati ka kryer në polici një denoncim ku thotë se e bija është rrëmbyer.
Ende nuk dihet saktësisht se me çfarë rasti kemi të bëjmë ndërsa sipas njoftimit zyrtar të policisë thuhet se vajza me iniciale S. Q., ka telefonuar policisë duke kërkuar ndihmë pasi është dhunuar nga disa persona në një apartament në katin e 8-të të një pallati në Astir.
Zona është rrethuar nga forcat e shumta të RENEA-s dhe FNS-së ndërsa vajza nuk pranon që të hapi derën e apartamentit.
"Shtetasja S.Q, ka njoftuar sallën operative se ndodhet në një banesë në katin e 8-të, dhe pretendon se është dhunuar nga disa persona.
Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares.
Shërbimet e Policisë po negociojnë me shtetasen S.Q, pasi e ka mbyllur deren dhe nuk pranon ta hap," thuhet në njoftimin e policisë.