Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ndodhej në automjet me Hamza Licin, ndërron jetë Arlind Bushati

Shkruar nga Newsbomb
Ndodhej në automjet me Hamza Licin, ndërron jetë Arlind Bushati
Arlind Bushati

Arlind Bushati nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra. Burime për mediat bëjnë me dije se i riu ka humbur jetën mbrëmjen e kësaj të mërkure në ambientet e spitalit të Shkodrës.

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të mjetit tip “Benz” me të cilin po qarkullonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati.

Si pasojë e të shtënave humbi jetën në vendin e ngjarjes Hamza Lici, ndërsa 32-vjeçari u transportua në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë për jetën. Prej orësh i riu po luftonte për jetën, mirëpo plumbi që kishte marrë në kokë rezultoi fatal për të.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati në momentin kur iu bë prita ishin duke u kthyer nga Mali i Zi. Mendohet se objektiv i atentatit ishte Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici.

Ndërkohë kujtojmë se Bushati pak javë më parë denoncoi në Policinë e Shkodrës një kërcënim e me armë zjarri që kishte ndodhur në pedonalen e qytetit.

32-vjeçari u paraqit në Komsiariatin e Shkodrës ku dhe denoncoi se persona të paidentifikuar të cilët qarkullonin me një motomomjet i kanë drejtuar armën e zjarrit.

“Më datë 11.10.2024, në orën 09:30, shtetasi A. B., 32 vjeç, ka kallëzuar se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:30, persona të paidentifikuar që qarkullonin me një motomjet, i kanë drejtuar një send, në dukje armë zjarri, afër një lokali në pedonalen e Shkodrës”, raportoi Policia më herët.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese