Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

DETAJE/ I vëllai i Ibrahim Licit po qarkullonte i armatosur kur iu bë pritë, gjendet i djegur automjeti dhe dy kallashnikovët e autorëve

Shkruar nga Newsbomb
DETAJE/ I vëllai i Ibrahim Licit po qarkullonte i armatosur kur iu bë
Makina e djegur

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Shkodër, në zonën e njohur si Dobraç. Persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri kallashnikovi në drejtim të automjetit me të cilin po udhëtonte Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Burime për mediat bëjnë me dije se deri tani në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.

Gjithashtu grupi hetimor ka gjetur armë zjarri në automjetin Benz me të cilin po udhëtonin Lici dhe Bushati. Arma që është gjetur dhe dërguar më pas në laboratorin shkencor, ku do t’i nënshtrohen ekspertizës, për të parë nëse është përdorur ose jo.

Sakaq, mësohet se Policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip “Land rover”. Automjeti është gjetur i djegur në zonën e Grudës së Re. Ndërkohë, brenda saj janë gjetur dy kallashnikovë të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje. Sipas informacioneve të siguruara nga mediat automjeti i autorëve është gjetur 10 minuta pasi ndodhi ngjarja.

Policia bëri me dije më herët se rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, u qëllua  me armë zjarri në drejtim të një automjeti tip Benz, në lëvizje, me të cilin qarkullonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Si pasojë e të shtënave humbi jetën shtetasi Hamza Lici, dhe u plagos rëndë shtetasi Arlind Bushati.

Automjeti që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur një motoçikletë që udhëtonte shtetasi Bashkim Basha dhe bashkëshortja e tij shtetasja Flutura Basha.

Si pasojë e përplasjes së automjetit me motomjetin ka ndërruar jetë shtetasja Flutura Basha dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital shtetasi Bashkim Basha.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati në momentin kur iu bë prita ishin duke u kthyer nga Mali i Zi. Mendohet se objektiv i atentatit ishte Hamza Lici, vëllai i të shumëkërkuarit Ibrahim Lici.

Arlind Bushati i cili ndodhej në automjet së bashku me Licin është djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i PD për kryetar bashkie në Shkodër.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese