Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Merr fund saga, Kolegji Zgjedhor rrëzon Partinë Demokratike me shumicë votash

Shkruar nga Newsbomb
Merr fund saga, Kolegji Zgjedhor rrëzon Partinë Demokratike me
Kolegji Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike.

Anëtarët e Kolegjit Zgjedhor u mblodhën ditën e sotme për të shqyrtuar akimimin e PD-së kundër vendimit të Komisionit Rregullator që konfirmoi certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të zhvilluara më 11 maj.

Në mbledhje ditën e sotme kanë marrë pjesë përfaqësues ligjorë të PD-së dhe PS-së, të cilët kanë ballafaquar bindjet dhe faktet ligjore, përfshirë kështu dhe 12 kërkesat për pavlefshmëri zgjedhore të dërguara nga PD për 12 qarqet.

Opozitarët pretendojnë se zgjedhjet janë zhvilluar në parregullsi dhe në shkelje totale ligjore dhe proceduriale.

Si pasojë e ankimimeve të vazhdueshme të depozituara në KQZ, u zhvillua dhe procesi i rinumërimi i votave në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku nuk pati ndryshime në epërsi për partitë.

Ndryshim i vetëm ishte heqja e mandatit të Zegjine Caushit dhe marrja e vendit në Kuvend nga pasardhësja  Maldrita Bardho, pas procesit të rinumërimit.Kjo e fundit nuk e pranoi dhe vendosi që mandatin t’ia dhurojë Caushit.

Nga zgjedhjet e 11 majit, Partia Socialiste mori 83 mandate, Partia Demokratike 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate dhe Nisma Shqipëria Bëhet 1 mandat.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese