Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me çizmet me baltë dhe xhup sportiv, Albin Kurti shkon mes dëborës në kanalin e Ibër Lepencit: Kriminelët serbë do përballen me drejtësinë!

Shkruar nga Newsbomb
Me çizmet me baltë dhe xhup sportiv, Albin Kurti shkon mes
Kryeministri Albin Kurti ne Iber Lepenc

Kryeministri Albin Kurti ka mbërritur mesditën e sotme në kanalin e Ibër Lepencit në veri të Kosovës, aty ku kriminelët e orkestruar nga Serbia shpërthyen me eksploziv kanalin që furnizon me ujë disa qytete dhe termocentralin Kosova B.

I veshur me xhinse dhe xhup sportiv, si dhe çizme llastiku të mbushura me baltë, Albin Kurti ka shkuar vetë në vendin ku është shpërthyer muri i kanalit që sjell ujë nga Liqeni i Ujmanit drejt Kosovës.

"Sot së bashku me ministrin Sveçla, Drejtorin e Policisë së Kosovës, Hoxha dhe Drejtorin e AKI-së, Ajeti dhe Kryeshefin Ekzekutiv të “Ibër-Lepencit”, Mujka ishim në fshatin Varagë të Zubin Potokut, tek kanali i dëmtuar nga shpërthimi i mbrëmshëm", shkruan kryeministri.

Albin Kurti thotë se institucionet tona të sigurisë janë duke bërë përpjekje maksimale për zbardhjen e rastit dhe deri tani ato kanë kryer bastisje, ku ka edhe të arrestuar, dëshmi e prova materiale. "Të gjithë këta kriminelë dhe terroristë do të përballen me drejtësinë", shkruan kryeministri i Kosovës.

Ai thotë se falë punës së jashtëzakonshme të institucioneve, inxhinierëve dhe punëtorëve të ndërmarrjeve publike, kanali i Ibër Lepencit është kthyer në funksion në kohë rekord duke mundësuar furnizimin e KEK-ut me ujë.

Strukturat kriminale serbe dhe terroristët me lidhje politike direkte në Beograd, kanë orkestruar mbrëmjen e djeshme një sulm që nuk ka asnjë dallim nga ajo që po bën Rusia në Ukrainë. Terroristët serbë kanë hedhur në erë me sasi të mëdha eksplozivi kanalin e Ibër Lepencit.

Dëmtimet në rrjet janë të mëdha, pasi nga kanali kryesor i Ibër Lepencit furnizohen me ujë disa qytete në Kosovë si dhe KEK-u, për ftohjen e termoelektranave dhe prodhimin e energjisë elektrike.

© Newsbomb.al

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese