Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Makthi” shqiptar i jugut të Anglisë dënohet me 10 vite burg, momenti kur autoritetet arrestojnë hajdutin serial (EMRI-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
“Makthi” shqiptar i jugut të Anglisë dënohet me 10
Gledis Uka

“Makthi” i banesave në jug të Anglisë, 30 vjeçari shqiptar Gledis Uka, është dënuar me 10 vite burg që lidhen me një seri vjedhjesh që shtriheshin në disa qarqe të vendit.

Sipas hetimeve, Uka akuzohej për vjedhje në Berkshire, Buckinghamshire, Bristol, Londër, Essex, Kent, Surrey dhe Suffolk,sipas mediave të huaja.  

Konfirmimi i tij si i përfshirë në këto vjedhje u bë prej gjurmëve të gjakut të gjetura në dy prej banesave të grabitura. Mjaftuan disa analiza mjeko-ligjore, që policia të arrinte të identifikonte Ukën si autorin edyshuar.

Më tej gjatë dy viteve që pasuan e njëjta mënyrë vjedhjeje me atë të UKës u pa të kryhej edhe në  Edenbridge dhe Sevenoaks. Ku sërsh autoritetet britanike gjetën gjurmë gjaku, teksa provat e mbledhura i ndiihmuan të lidhnin të gjitha ngjarjet me njëra-tjetrën. Uka kishte një mënyrë “të veçantë” veprimi, ai shkonte në Angli gjatë muajve të dimrit për të kthyer vjedhje dhe më pas largohej përsëri.

Më 30 janar të këtij viti, Uka u gjet nga Oficerët e Policisë së Kentit, dhe të nesërmen ai u akzua për 33 vepra penale të lidhura me vjedhje me thyerje në të gjithë Anglinë jugore, më tej ai u deklarua fajtor për 19 krime. Duke sjëllë kështu që Gjykata e Kurorës në Maidstone ta ndënonte atë me 10 vite burgim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese