Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

I konsideruar si njeriu i besuar i Shkëlzen Berishës, arrestohet me urdhër të SPAK në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi

Shkruar nga Newsbomb
I konsideruar si njeriu i besuar i Shkëlzen Berishës, arrestohet me
Ilir Shtufi-Shkelzen Berisha

Biznesmeni Ilir Shtufi, i cili është një 20 personat që GJJKO pas kërkesë së SPAK lëshoi urdhër arrest, në kuadër të një hetimi të gjerë për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash, është arrestuar në Greqi. Mësohet se Shtufi është arrestuar nga policia greke në qytetin e Selanikut.

Gjykata e Posaçme ka lëshuar një urdhërarrest për pastrim parash për Shtufin, pas një operacioni nga i cili u godit një grup i trafikut të drogës që drejtohej nga dy vëllezërit Koçeku nga Kamza.

Emri i Ilir Shtufit është i njohur në botën e biznesit dhe ndërtimit, veçanërisht për projektet e tij të shumta të kullave shumëkatëshe në Tiranë. Ai është përmendur shpesh edhe për raportet e afërta me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe njihet si biznesmeni i “qiellgërvishtëseve”.

Kujtojmë që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së premtes një operacion të gjerë kundër një grupi të strukturuar kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe pastrim të parave në shuma të konsiderueshme.

Sipas të dhënave paraprake hetimet kanë në fokus një organizatë kriminale që dyshohet se ka vepruar kryesisht në zonën e Kamzës dhe që drejtohej nga vëllezërit Abedin dhe Luçiano Koçeku. Në kuadër të këtij operacioni janë lëshuar 20 masa sigurie, prej të cilave 15 “arrest në burg” dhe 5 “arrest shtëpie”.

Deri tani raportohet se është ekzekutuar masa e sigurisë ndaj Orest Sotës, i cili ka rënë në prangat e policisë, ndërsa disa prej personave të tjerë të përfshirë në dosje ndodhen jashtë vendit dhe janë shpallur në kërkim.

Mes emrave për të cilët SPAK ka lëshuar masa sigurie janë Abedin Koçeku, Luçiano alias Tur Koçeku, Orest Sota, Artur Shehu, Ilir Shtufi, Edmond Jaupi, Orges Birçaj, Baftri Troci, Gëzim Islami dhe Dritan Aga.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese