Hapësire reklamuese

Aktualitet

Betonierja me shpejtësi skëterrë në autostradë, Policia konfirmon vdekjen e një personi: Dy të plagosur, njëri nga mjeti i tonazhit të rëndë dhe drejtuesi i “Audit”

Shkruar nga Newsbomb
Betonierja me shpejtësi skëterrë në autostradë, Policia
Pamje nga vendngjarja

Policia e Tiranës ka konfirmuar vdekjen e një personi nga betonierja që u përplas pasditen e kësaj të mërkure me një “Audi” në aksin Tiran-Elbasan, ndërsa bëhet me dije se janë plagosur dhe dy persona të cilët po marrim mjekimin e nevojshëm mjekësor në spital.

Referuar informacionit të dhënë pasditen e sotme nga “blutë” e Tiranës bëhet me dije se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbeture të plagosur rëndë.

Edhe pse dyshohet që viktima të jetë drejtuesi i betonieres, i cili është mësuar se ishte me shpejtësi jashtë normave të lejuara në zonë,  Policia raporton se deri në këto momente mbetet e paqartë nëse personi që humbi jetën është shoferi apo pasagjeri i betonieres.

“Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital” raporton Policia.

Ashtu siç raportoi pak më parë newsbomb.al,  blutë shprehet se drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital. Fatmirësisht thuhet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:20, te rrethrrotullimi i TEG-ut, një kamion (pompë betoni) është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, kamioni (pompë betoni) ka çarë barrierat metalike mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ka rënë në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

Për pasojë, njëri prej personave që udhëtonte në kamion (pompë betoni) dyshohet se ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa personi tjetër është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dy personat që ndodheshin në kamion (pompë betoni) janë ende të paidentifikuar dhe po punohet për përcaktimin nëse personi që ka humbur jetën në vendngjarje ishte drejtuesi i kamionit apo ishte personi që ndodhet në spital.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi R. N., rreth 28 vjeç, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese