Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryepeshkopi Anastas në dhjetor për shërbesën e fundit, kur u pa në altar para ndarjes nga jeta

Shkruar nga Newsbomb
Kryepeshkopi Anastas në dhjetor për shërbesën e fundit, kur
Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka kryer shërbesën e tij të fundit më 15 dhjetor, në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë, në një ceremoni ku Anastas Manaj u vlerësua me gradën Episkop i Krijës. Pas kësaj dite, Kryepeshkopi nuk u pa më në publik, teksa pak ditë më vonë shëndeti i tij u përkeqësua.

Pas një beteje disa javore, ai u nda nga jeta sot në spitalin “Evangelismos” në Athinë. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua në fund të dhjetorit, pasi pësoi hemoragji gastrike dhe u dërgua me urgjencë në Athinë për trajtim të specializuar.

Me largimin e tij, Kisha Ortodokse e Shqipërisë humb një nga figurat më të rëndësishme, i cili për dekada i shërbeu me përkushtim besimtarëve dhe unitetit të kishës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by @newsbomb_albania

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese