Prokurori i posaçëm, Elvin Gogaj që aspiron të zërë vendin e Altin Dumanit në krye të SPAK ka ironizuar daljet publike të këtij të fundit, duke nënkuptuar se promovimi i vazhdueshëm i arritjeve të institucionit nuk është i nevojshëm.
Ai theksoi se nëse do të marrë drejtimin e kësaj Strukture të Posaçme, nuk do të shfaqet shpesh në media për të paraqitur sukseset, pasi çdo arritje e institucionit është meritë e grupit të prokurorëve dhe jo e një individi.
Rritja e besueshmërisë dhe imazhit të SPAK sipas tij duhet të ndodhë përmes punës së prokurorëve dhe zyrës së medias.
“Nëse unë do jem drejtues i SPAK mendoj se nuk do më shihni shpesh në televizione për të paraqitur sukseset dhe arritjet e SPAK sepse aty çdo prokuror punon dhe merita është e të gjithëve atyre. Rritja e besimit do vijë nëpërmjet kordinatorëve të medias dhe punës së prokurorëve që ka arrit suksesin”, tha ai.


