Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Nuk e dua votën tuaj”, Elvin Gogaj refuzon “KUSHTIN” e anëtares së KLP-së, tregon “të mirat” që kërkon t’i trashëgojë nga Altin Dumani dhe "frikën" nga teknologjia

Shkruar nga Newsbomb
“Nuk e dua votën tuaj”, Elvin Gogaj refuzon
Elvin Gogaj

Gjatë seancës së intervistimit të kandidatëve për kreun e Prokurorisë së Posaçme, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, ashtu sikurse dhe kolegët paraardhës edhe prokurori Elvin Gogaj theksoi rëndësinë e rritjes së numrit të prokurorëve.

Gjithashtu, ai u shpreh se i domosdoshëm është edhe emërimi i disa këshilltarëve me qëllim për të lehtësuar punën voluminoze.

Në përgjigje të pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, Gogaj vuri në dukje anët e tij të forta, por dhe ato të dobëta, ku mangësia në programet kompjuterike theksoi se e step paska mirëpo me ndihmën e ekspertëve mendon se do ta kalojë këtë fazë nëse zgjidhet në krye të Strukturës së Posaçme.

“Po filloj nga pika e fortë. Pikat e mia të forta është puna, integriteti dhe mirënjohja për njerëzit që punojnë dhe derdhin djersën për këtë vend.

Pika e dobët janë programet kompjuterike që kanë evoluar kohët e fundit. Por me ndihmën e ekspertëve mendoj se do ta kalojmë këtë fazë”, tha ai.

Teksa më tej ju përgjigj edhe pyetjes së drejtpërdrejtë të anëtares Arta Mandro e cila e pyeti sa i ndikueshëm do të ishte nëse ajo do të votonte pro kandidaturës së tij.  Mirëpo Gogaj ju përgjgij se nëse ky do të ishte kushti atëhere ai nuk do ta dëshironte votën e saj.

“Nëse kjo voto më jepet nga ana juaj me kusht unë nuk do ta pranoja. Nëse lind një problem pas dhënies së kësaj vote do mundohesha që të bindesha që nuk ke të drejtë në ndërhyrjen që bën për të shkelur ligjin”, iu përgjigj ai.

I pyetur sa i përket karakteristikave të Arben Krajës dhe Altin Dumanit, prokurori vlerësoi faktin që përgjatë gjithë punës së tyre ata nuk kanë ndikuar në çështjet e tyre.

“Karakteristikat kanë qenë që nuk kanë ndërhyrje në asnjë çështje. Nuk kemi pasur asnjë ndikim nga drejtuesit e mëparshëm për çështje konkrete dhe mendoj se kjo do të jetë dhe linja ime që do ti qëndroj”, u përgjigj prokurori i Posaçëm.  

Erind Gërmenji: Cila do të ishte dëshira juaj sa i përket trashëgimisë, cila do të donit të ishte trashëgimia juaj nëse do të merrnit besimin tonë:

Prokurori: Unë e shpreha dhe më parë struktura e posaçme është në shinat kushtetuese dhe nuk ka trashëgimi. Të respektoj në radhë të parë vendimin e Kushtetueses.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese