Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kërkon të zërë vendin e Altin Dumanit, prokurorja e posaçme e “prerë”: Nuk e krahasoj veten as me atë as me Krajën! Kurrë!

Shkruar nga Newsbomb
Kërkon të zërë vendin e Altin Dumanit, prokurorja e
Dumani-Kraja

Doloreza Musabelliu, kandidatja për drejtimin e SPAK, u shpreh para anëtarëve të KLP-së se nuk sheh asnjë arsye të krahasojë veten me dy drejtuesit e mëparshëm të institucionit, Arben Krajën dhe Altin Dumanin.

Ajo theksoi se secili prej tyre ka punuar në rrethana dhe sfida të ndryshme, duke nisur nga periudha kur SPAK sapo ishte ngritur, mungesa e kushteve të punës dhe sfidat e Covid-it.

E pyetur sa i përket të mirave dhe të “metave” që nuk do të dëshironte t’i merrte nga paraardhësit e saj, Musabelliu u shpreh se nuk ka praktikuar kurrë në jetën e saj profesionale apo personale krahasimin me të tjerët, duke theksuar se çdo individ ka personalitetin, stilin dhe aftësitë e veta.

“Në këndvështrimin tim të bësh një krahasim mes dy drejtuesve është e vështirë ta bësh se pse ju ha ose ju heq merita kot. Pse e them këtë? Sepse Kraja ka qenë në fillim, kur gjërat nuk ishin bërë ende funksionale, ne s’kemi pasur as godinë, kaluam te Gjykata derisa u kryen punimet  që ne të kishim kushte në institucionet ku ne punojmë, pastaj ishte periudha e Covid. Nuk krahason dot sepse duhet të kesh kushte të njëjta. Gjithsecili në kushtet që ka pasur ka bërë maskimumin e vet. Për mua do të ishte e padrejtë dhe padrejtësitë nuk i toleroj.

QË kur kam qenë në shkollë, e vogël në fakultet, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një njeri tjetër, kurrë. Unë bëj atë që mund të bëj. Unë bëj të mirën time, maskimumin tim, por asnjëherë nuk krahasohem. Nuk jam në këtë këndvështrim. Unë do bëj më të mirën që është e mirë për mua, do zbatoj ligjin por krahasimin nuk e bëj sepse kam personalitetin tim, figurën time dhe karakteristikat e mija”, tha Musabelliu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese