Prokuroria Doloreza Musabelliu, kandidatja e vetme femër për drejtimin e SPAK, ka shpalosur sot objektivat dhe synimet e saj para anëtarëve të KLP-së, teksa në sallë ishin të pranishëm edhe ambasadorë të huaj që po ndjekin me vëmendje procesin.
Nëse këtë të enjte do të marrë miratimin e këshillit, ajo synon t’i japë Prokurorisë së Posaçme një drejtim më transparent, motivues dhe të orientuar drejt rritjes së performancës.
Ajo vuri në dukje se në qendër të vizionit të saj qëndron puna në ekip, pasi asnjë drejtues nuk mund të ketë sukses pa një trupë të motivuar dhe të mbështetur siç duhet. Për këtë arsye, ajo synon të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin jo vetëm me partnerët vendas, por edhe me ata ndërkombëtarë, duke e konsideruar këtë një shtyllë të rëndësishme të suksesit të institucionit.
“Një tjetër moment që do ti kushtoj një rëndësi të veçantë është cilësia dhe shpejtësia e hetimeve. Ato pasqyrojnë profesionalizmin e prokurorëve. Për të garantuar një rritje të qëndrueshme është thelbësore takimet periodike me trupën e prokurorëve për të evidentuar problematikat dhe ofrimin e zgjidhjeve, por e rëndësishme është motivimi i prokurorëve për të përshpejtuar hetimet dhe për të reduktuar afatet e paraburgimit.
Ndarja e përgjegjësive, motivimi i ekipit, përmes trajnimeve të specializuara dhe shkëmbimit të përvojës”, tha ajo ndër të tjera.
“Në drejtimin efektiv motivues dhe transparent me qëllim rritjen e performancës dhe rritjen e kulturës profesionale. Garantimi në vendimmarrje do të jenë prioritetet e drejtimit. Në lidhje me vizionin, jam plotësisht e vetëdijshme që ka drejtimi i SPAK për këtë arsye pavarësisht kompetencave mbetet thelbësore fryma dhe metodologjia që ai përcjell gjatë drejtimit. Vlerësoj punën e prokurorëve, specialistëve, oficerëve gjyqësore, partnerët kombëtare dhe ndërkombëtar dhe Policinë e Shtetit.
Në thelb të vizionit tim qëndron fryma e ekipit pasi asnjë individ sado i përkushtuar të jetë nuk ja arrin dot vetë. Vizioni im mbështetet në disa shtylla kryesore, transparenca dhe llogaridhënia. Deri më tani SPAK ka treguar një transaprencë dhe llogaridhënie të plotë ndaj publikut. Synimi është që këto standarte jo vetëm të rruhen por të forcohen edhe më tej. Përmes kësaj qasje do të garantohet një komunikim institucional i hapur dhe duke forcuar integritetin e imazhin e SPAK si një institucion që punon në zbatim të kushtetutës.
Një tjetër moment që do ti kushtoj një rëndësi të veçantë është cilësia dhe shpejtësia e hetimeve. Ato pasqyrojnë profesionalizmin e prokurorëve. Për të garantuar një rritje të qëndrueshme është thelbësore takimet periodike me trupën e prokurorëve për të evidentuar problematikat dhe ofrimin e zgjidhjeve, por e rëndësishme është motivimi i prokurorëve për të përshpejtuar hetimet dhe për të reduktuar afatet e paraburgimit.
Ndarja e përgjegjësive, motivimi i ekipit, përmes trajnimeve të specializuara dhe shkëmbimit të përvojës”, u shpreh kandidatja për të zëvendësuar në postin e kreut të SPAK, Altin Dumanin.

