Pas kolegut të saj dhe rivalit në këtë garë për postin e kreut të SPAK, para anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë është duke shpalosur eksperiencën e saj kandidatja tjetër, Doloreza Musabelliu, prokurorja që synon të bëhet gruaja e parë në krye të Strukturës së Posaçme.
Me mbi dy dekada eksperiencë, Musabelliu ka theksuar se karriera e saj është ndërtuar mbi hetime të veprave më të rënda penale, duke nisur nga viti 2004 në Prokurorinë për Krime të Rënda. Ajo është shprehur se qysh në moshë të herë ka qenë një prej prokurorëve që është marrë në mënyrë të vazhdueshme me trafikun e narkotikëve dhe me hetimet e trafikut të qënieve njerëzore, dy fusha që i ka cilësuar si ndër më sfidueset për sistemin e drejtësisë.
"Karriera ime ka filluar në që n2004 në prokurorinë për krime të rënda ku jam marrë me krime të rëna, ma banda të armatosura dhe grupe kriminale. Përvoja 6 vjeçare në SPAK ka qenë thelbësore në thellimin e njohurive të mia.
Sfidat e përballura në vite më kanë pajisur me vendosmëri dhe aftësi të përshtatshme. Pavarësisht vështirësive kam vijuar me këmbëngulje detyrat e mia pa u stepur në asnjë moment. Përvoja 21 vjeçare si prokurore është materializuar që më vendos në një opozitë optimale për të marrë drejtimin e SPAK. Drejtimi i këtij institucioni kërkon më shumë se një vizion, një njohje që në rrënjë të sistemit, vemdimarrje dhe përvojën praktike për të vendosur me vendosmëri", tha ajo.
Musabelliu solli në vëmendje çështje të rëndësishme të hetuara prej saj, përfshirë dosje të trafikut të drogës që nga vitet e para të karrierës, raste të trafikut ajror të lëndëve narkotike dhe hetime të kryera përmes metodave proaktive që kanë çuar në dënime të rënda për personat e përfshirë. Po ashtu, ajo theksoi se trafiku i qenieve njerëzore mbetet një nga krimet më të ndjeshme, duke përmendur bashkëpunimin e ngushtë me autoritetet franceze dhe italiane në rastet ku viktimat shfrytëzoheshin brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë prezantimit të saj, Musabelliu foli edhe për hetimet e vrasjeve, përfshirë raste të ndërlikuara në Krimet e Rënda dhe SPAK, si dhe dosje korrupsioni ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të drejtësisë. Sipas saj, përvoja 21-vjeçare i ka dhënë aftësitë dhe vendosmërinë e nevojshme për të drejtuar një institucion të rëndësishëm si SPAK, duke theksuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.
“Karriera ime ka filluar në që 2004 në prokurorinë për krime të rënda ku jam marrë me krime të rëna, ma banda të armatosura dhe grupe kriminale. Përvoja 6 vjeçare në SPAK ka qenë thelbësore në thellimin e njohurive të mia.
Sfidat e përballura në vite më kanë pajisur me vendosmëri dhe aftësi të përshtatshme. Pavarësisht vështirësive kam vijuar me këmbëngulje detyrat e mia pa u stepur në asnjë moment. Përvoja 21 vjeçare si prokurore është materializuar që më vendos në një opozitë optimale për të marrë drejtimin e SPAK. Drejtimi i këtij institucioni kërkon më shumë se një vizion, një njohje që në rrënjë të sistemit, vemdimarrje dhe përvojën praktike për të vendosur me vendosmëri.
Kam pasur çështje të trafikut narkotikëve që në 2004. Mund të përmend një çështje të 2005 e cila ka qenë shumë sensitive. Një çështje tjetër e 2015 ku për herë të parë u evidentua një rast i trafikut ajror të lëndëve narkotike ku u akuzuan dhe gjykuan 7 persona mes tyre dhe një oficer gjyqësor. Një numër tjetër të trafikimit por nuk do ndalem. Hetimet në fushën e narkotikëve janë zhvilluar përmes metodave prokative që janë minizuar në bazën e informacioneve. Si rezultat i përdorimit të këtyre metodave janë hetuar dhe dërguar për gjykim të gjithë personat e përfshirë të cilët më pas janë dënuar me masa relativisht të larta.
Në fakt lufta kundër trafikut është bërë një proriotet global dhe kërkon një bashkëpunim të gjerë ndërkombëtar. Një grup tjetër veprash penale është trafikim i qënieve njerëzore. Për vetë natyrën që kanë që cënojnë nderin e dinjitetin e një qënie njerëzore. Kam veçuar të shkëpus dy raste rasti në 2017 një rat tipik trafikimi me dy viktima dhe 2010 me dy viktima, kam bashkëpunuar ngushtë me autoritetet franceze dhe italiane pasi viktimat shfrytëzoheshin në Shqipëri dhe jashtë.
Një grup tjetër veprash penale kanë qenë vrasjet. Kam pasur në hetim një numër të konsiderueshëm hetimesh për vrasje qoftë te Krimet e Rënda qofte te Prokuroria e Posaçme.
2011 vrasje ndaj një funksionare të forcave operacionale te policisë, vrasje për gjakmarrje të cilat kanë qenë shumë sensitive për atë kohë. Pas vitit 2014 dhe ndryshimeve ligjore, kam pasur mundësi të hetoj çështje penale të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Konkretisht mund të përmend 2016 ndaj 6 të pandehurve ku ka qenë një ish gjyqtar i dënuar me formën e prerë.
Po ashtu përmend në vitin 2016 po ashtu ndaj një ish gjyqtari i dënuar me forcën e prerë. Po ashtu dëshmon balancën dhe ndjeshmërinë që kërkon trajtimi i rasteve të tilla të cilat prekin vetë sistemi ne drejtësisë. Hetimet e këtyre çështjeve tregojnë se Asnjë funksionar publik pavarësisht detyrës nuk qëndron mbi ligjin”, tha Musabelliu.


